Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim prej protestave, Stresi publikon video nga Anglia


Nuk ka dyshime, këngëtari Arkimed Lushaj i njohur edhe si “Stresi” ndodhet në Angli. Sikurse ka paralajmëruar edhe më parë, pavarësisht se gjendej në arrati për shkak të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ai ka publikuar sot një video të xhiruar nga aeroplani duke bërë të ditur vendndodhjen e tij të re për fansat.

Madje i pyet ata se kur e duan koncertin e radhës.

“Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet? A jau premtova që do vi”- shkruan ai krahas videos.

Stresi u shpall në kërkim pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës, që përshkallëzuan në dhunë. Edhe pse në kërkim, ai arriti të arratisej drejt Kosovës me ndihmën e një miku të tij.

“Mora një shok të timin që punon me makinat e varrimeve, vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës”, ka treguar reperi për mediet në Kosovë.

Ai ka pranuar se kjo protestë është organizuar prej tij në çdo detaj, por për shkak të pjesëmarrjes së lartë, ka qenë e pamundur menaxhimi i saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *