Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën 17 persona në vend, 705 raste të reja me Covid-19


17 persona kanë humbur jetën në vend lidhur me pandeminë Covid-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësië viktimat janë 5 qytetarë nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

Së fundmi janë bërë 2186 testime nga të cilat janë gjetur 705 raste të reja me koronavirus.

Në 4 spitalet covid në Tiranë po trajtohen 484 pacientë nga të cilët 38 janë në terapi intensive me 13 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *