Vendosni fjalën kyçe....

Kërpaçi i kthehet Spiropalit: Të kujtohet kur me Salarjonin iu fale në zyrë Ilir Metës për ndihmë?


Pas akuzave të ministres socialiste Spiropali në drejtim të Metës e LSI-së, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit.

Ish-deputetja Kërpaçi i shkruan ministres se nuk përmbyset kupa pasi hahet buka.

Ajo i kujton Spiropalit kohën kur u përplas me Ramën dhe i kërkoi ndihmë Metës.

“Elisë, nga LSI nuk shpëton por të shpëton! Të kujtohet kur Salarjoni jot para se të zgjidhej Drejtor i Ujësjellësit të Fierit iu fal Ilir Metës në zyrë për t’i kërkuar ndihmë? Ishte koha kur ti i ike Edi Ramës në mënyrë demonstrative nga asambleja e FRESSH-it dhe ai “Skënderbeu jot” të kërcënonte ose Selarjon Tota në mbledhje ose unë. Prandaj Elisë, në ditë të vështira edhe ti dhe Selarjoni jot nuk keni shpëtuar por jeni shpëtuar nga LSI dhe Ilir Meta. Kështu që Elisë, para se të nxjerrësh broçkulla nga goja pyete një herë Salarjonin tënd. Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka Elisë!” – shkruan Kërpaçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *