Vendosni fjalën kyçe....

“Është sozi?” – Fotoja e Melania Trump-it bën xhiron në rrjet


Një foto ku Zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump duket e qeshur duke zbritur nga avioni, ka nxitur teoritë konspirative.

Pasi fotoja u bë virale në rrjet, të shumtë kanë komentuar se presidenti Donald Trump po bën fushatë krah sozisë së gruas së tij.


Kjo për shkak se Melanian nuk jemi mësuar ta shohim duke qeshur shumë shpesh. Për më tepër tiparet në buzëqeshjen e Melanias që shfaqet në këtë foto, ndryshojnë nga Melania që jemi mësuar të shohim zakonisht.

Teoria se Shtëpia e Bardhë përdor një sozi në vend të Melania Trump-it ka ekzistuar që prej vitit 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *