Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo preket nga Covid-19, futet në karantinë


Sulmuesi i Juventusit Kristiano Ronaldo është prekur nga Covid-19. Lajmi është dhënë nga mjekët e kombëtares së Portugalisë sipas të cilëve lojtari nuk ka simptoma.

Lojtari iu nënshtrua testimit teksa është i grumbulluar me kombëtaren luzitane për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“Ronaldo nuk ka simptoma, është në gjendje të mirë dhe është izoluar.” – theksohet në njoftimin për mediat.

Kombëtarja portugeze pret nesër Suedinë në ndeshjen e vlefshme për grupin 3 të Ligës C, që kryesohet nga Portugalia me 7 pikë e ndjekur nga Franca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *