Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet kamioni me 80 emigrantë të paligjshëm në Korçë, arrestohet shoferi


Një grup prej rreth 80 emigrantësh të paligjshëm janë kapur në karrocerinë e një kamioni në Korçë ndërsa është arrestuar shoferi i mjetit.

Emigrantët, një pjesë e të cilëve gra e fëmijë, janë të kombësive të ndryshme me shumë prej tyre nga Siria, Maroku, Algjeria e Turqia.

Ata po udhëtonin nga Devolli në drejtim të Tiranës. Kamioni me emigrantët është kapur pranë një karburanti në fshatin Leminot.

Bashkë me shoferin e mjetit në polici janë shqëruar edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se po ndihmonin në transportimin e emigrantëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *