Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri Varhelyi në Kosovë: I keni përmbushur kushtet për vizat po vendet e BE-së s‘janë të bindura


Pas Tiranës, Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi ndodhet në Kosovë ku po takohet me liderët politikë të Prishtinës.

Pas takimit me kryeministrin Hoti, dyshja ka dhënë një konferencë të përbashkër për shtyp.

Ai theksoi se edhe pse Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, shtetet e BE-së nuk janë ende të bindura.

“Nuk ka në asnjë takim të vetëm që nuk e  kemi diskutuar këtë çështje. Po mundohem të bind edhe shtetet e Bashkimit Evropian. I keni përmbushur të gjitha kushtet por nuk është komisioni ai që e merr vendimin, por vendet anëtare të cilat duhet të pajtohen për liberalizimin e vizave.” – tha ai.

Varhelyi foli edhe për planin e investimeve në rajon, gjë që sipas tij do nxisë zhvillimin e ekonomive respektive.

“Ne presim që ky plan të rrisë ekonominë e rajonit deri në 5 për qind dhe ky do të jetë investimi më i madh për rimëkëmbje ekonomike. Ne jemi duke e dëgjuar rajonin se ku kanë nevojë për investime dhe ndihmë pas pandemisë. Ky është një plan që ka pjesëmarrje rajonale, përfitim rajonal dhe duhet të bashkëpunojmë më njëri tjetri.” – shtoi Varhelyi.

Kryeministri i Kosovës nga ana e tij e vlerësoi planin e investimeve të BE-së, që sipas tij do ndihmojë ekonominë e Kosovës.

“Komisioneri ka sjellë një lajm fantastik për Kosovën dhe Ballkanin Përendimor. 28 miliardë euro investime nga BE-ja, prej të cilave 9 miliardë janë grante për Ballkanin Përendimor.  Projekti që kemi propozuar si qeveri është përfshirë plotësisht, përfshirë Autostradën Prishtinë-Merdarë e hekurudhën Prishtinë – Merdarë. Besoj që brenda 3-4 viteve do t’i ndërrojmë komplet rrethanat ekonomike në Kosovë.” – tha Hoti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *