Vendosni fjalën kyçe....

Dita e 9 e grevës/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve, por ata s’e pranojnë ndihmën e mjekëve



Naftëtarët e Ballshit janë futur sot në ditën e nëntë. Sipas televizionit “News 24”, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar dhe stafi mjekësor i Ballshit ka mbërritur pranë tyre, por ata nuk pranojnë ndihmë pasi kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për t’i dhënë zgjidhje hallit të tyre me pagat e prapambetura.

Pritet të merret një vendim për të zëvendësuar disa nga grevistët që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Kujtojmë se të premten njëri prej naftëtarëve u dërgua në spital pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së naftëtarëve thotë se ka ndjekur dhe dje kryeministrin e që miratoi Kodin Zgjedhor në parlament, ndërkohë që nuk interesohet për situatën e tyre.

“Këta nuk e vrasin mendjen fare për ne. Ku e gjejnë kurajon. Po votat ku do t’i gjejnë? Ne kemi problemet tona shëndetësore. Por ky bojkot i të gjithë institucioneve është skandal. Nuk kemi parë as avokatin e Popullit, as kreun e KLSH që të ndjekë situatën tonë”- tha Sokol Dautaj.

Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti. Në shkurt të këtij viti, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe iu premtua pagesa e rrogave të prapambetura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *