Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku nxjerr shifrat: Rama largoi nga Shqipëria 219 mijë njerëz, cili është vizioni ynë


Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka nxjerrë shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas këtyre shifrave rezulton se nga Shqipëria janë larguar 219 mijë persona. Tabaku shprehet se ky është peshqeshi që qeverisja e kryeministrit Edi Rama në këto 7 vite u la shqiptarëve.

Sipas ish-deputetes, PD-ja ka një tjetër vizion nga Rama që është për shqiptarët të qëndrojnë në shtëpinë e tyre të madhe – Shqipëri.

DEKLARATA E TABAKUT

Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!

Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.

Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *