Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim shkon në Shkodër për t’u takuar me Voltana Ademin



Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka shkuar sot në Shkodër për t’u takuar me kryebashkiaken Voltana Ademi.

Ky do të jetë takimi i tyre i dytë, ndërsa takimi i tyre i parë ishte realizuar online për shkak të pandemisë.

Në takimin online të zhvilluar vetëm 5 muaj më parë, Ademi mori vlerësime nga ambasadorja Kim për masat e marra ndaj COVID-19 për mbrojtjen e qytetarëve të Shkodrës.

Takimi i sotëm ka nisur në orën 11:00 në Bashkinë e Shkodër. Voltana Ademi është kryebashkiakja në detyrë në Shkodër, e vetmja kryebashkiake e PD-së e cila ka mbetur që pas bojkotimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *