Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e Ramës për detin, Arbër Zaimi i Vetëvendosjes ka disa pyetje për kryeministrin


Ditën e sotme kryeministri Rama reagoi lidhur me deklaratat e djeshme të kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave territorialë të Greqisë nga 6 milje në 12 milje në Detin Jon.

Sipas kreut të qeverisë, Greqia ka ushtruar të drejtën e saj ndërkombëtare lidhur me çështjen në fjalë, siç ka bërë edhe Shqipëria.

Anëtari i bordit drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Arbër Zaimi, i ka drejtuar disa pyetje kreut të qeverisë, që mban edhe postin e ministrit të Jashtëm.

Zaimi shkrua se kryeministri Rama duhet të shpjegojë si reflektohet zgjerimi i Greqisë nga 6 në 12 milje në veri të Korfuzit dhe në isujt jonian të Greqisë përballë Himarës.

“Nuk kishim nevojë për ministrin e Jashtëm Rama që të na tregojë se Greqia ushtron të drejtat e saj. Kemi nevojë për shtet që kujdeset për të drejtat e Shqipërisë. Kur Greqia proklamon se po rritet nga 6 në 12 milje në detin Jon, le të na thotë Rama si reflektohet kjo në veri të Korfuzit?

Si reflektohet te ishujt jonianë të Greqisë përballë bregut të Himarës? Greqia i konsideron ujërat ishullore të barabarta me ujërat kontinentale, a pajtohet me këtë parim Rama kur thotë se “Greqia ushtron të drejtat e saj”?

Si reflektohet kjo në ZEE të Shqipërisë në detin Jon, apo ka hequr dorë prej saj Rama në emër të Shqipërisë, dhe ia ka lënë Jonin ishujve të pabanuar grekë? Apo këto “mbeten për t’u negociuar”? Dmth. fillimisht i jepet e drejtë palës tjetër, pastaj negociohet… strategji idiote nga Edi Rama!” – shkruan Zaimi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *