Vendosni fjalën kyçe....

Në Britani përflitet dorëheqja e Boris Johnson, zyra e tij i mohon: Marrëzi e plotë


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, planifikon të dorëhiqet brenda 6 muajsh për shkak të problemeve shëndetësore të vazhdueshme të shkaktuara nga koronavirusi, ka thënë vjehrri i ndihmësit të tij më të ngushtë, Dominic Cummings, raporton The Times of London.

Sipas Sir Humphry Wakefield, babait të gruas të Cummings, Johnson do dorëhiqet për shkak të efekteve që po zgjasin të kohës së qëndrimit në kujdes intensiv.

Ai citohet të ketë thënë gjatë një bisede me një të njohurën e Johnson, Anna Silverman, se Johnson është në gjendje jo të mirë shëndetësore duke e krahasuar me një kalë të dëmtuar që rikthehet në punë shumë përpara kohe.

Sidoqoftë, një burim i Doëning Street mohoi me forcë pretendimin se Johnson po planifikonte të jepte dorëheqjen brenda gjashtë muajsh duke thënë për Business Insider si ajo ishte një ‘marrëzi të plotë’.

Kryeministri Johnson kaloi pesë ditë në kujdesin intensiv në Spitalin St Thomas të Londrës në prill pasi u prek nga koronavirusi. Ka pasur raporte të shumta në muajt pas shtrimit në spital, se shëndeti i tij i kyeministrit britanik mbetej i dobët.

Johnson ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar për më shumë se një vit pasi pasoi në detyrë Theresa May-n, si drejtues i partisë Konservatore në korrik të vitit të kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *