Vendosni fjalën kyçe....

“Bjellorusia po përdoret si trampolinë për të sulmuar Rusinë” – Lukashenko për protestat në vend


Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko thotë se ai dhe Vladimir Putin janë të të njëjtit mendim se forcat që dyshohet se drejtojnë krizën politike në Bjellorusi po synojnë të godasin Rusinë.

“Organizatorët e protestës në Bjellorusi shohin Rusinë si vendin e radhës për të shkaktuar trazira dhe e shohin vendin tonë si trampolinë.” – tha Lukashenko.

Presidenti bjellorus gjithashtu tha se ai nuk kishte marrë pjesë në mitingje pro-qeveritare në mënyrë që të mos provokonte turmat.

Vendi është përfshirë nga protesta të mëdha anti-qeveritare pas zgjedhjeve presidenciale të fituara nga Lukashenko. Opozita deklaroi se ato ishin të manipuluara duke mos e njohur rezultatin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *