Vendosni fjalën kyçe....

Zgjatet pritja për të kaluar kufirin në Kakavijë, mbyllet dogana greke


Ashtu siç është paralajmëruar edhe ditë më parë se doganat greke nuk do punojnë në mbrëmje, pala fqinje ka mbyllur shërbimin për sot duke lënë në pritje mijëra shtetas shqiptarë në Kakavijë.

Prej ditësh, për shkak të masave të marra nga shteti fqinj për mbylljen e doganës gjatë natës dhe bërjes së tamponëve ka sjellë radhë të gjata në kufirin në pjesën tonë.

Problematika më e theksuar ka qenë në Kakavijë, ku dita e stome ka shënuar pikun me radhë të gjata kilometrike dhe qytetarë që presin të kalojnë në anën tjetër pas kryerjes së testimit.

Pala greke do rinisë punën prej orës 06:00 ditën e nesërme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *