Vendosni fjalën kyçe....

Greqia zgjat deri në 31 gusht kufizimet me Shqipërinë, kush përjashtohet e dokumentet që duhen


Qeveria greke e ka zgjatur deri në 31 gusht kufizimin e hyrjes në vend nga Shqipëria.

Në njoftimin e ambasadës greke në Tiranë thuhet se nga ky vendim përjashtohen personat qe kane pasaportë greke, kartën e identitetit greke, leje qëndrimi apo kartën e homogjenit si dhe personat që kanë marrë leje për arsye të domosdoshme profesionale.

Hyrja e personave të mësipërm do bëhet nga pika kufitare e Kakavijës, prej së cilës lejohet të hyjnë 750 persona në ditë dhe Kapshtices prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me aeroplan (fluturimet Tiranë – Athinë).

Nga e diela e datës 16.08.2020 në orën 00:01 të mëngjesit e deri në orën 23:59 të datës 31 gusht, të gjithë ata që hynë në Greqi duhet të vetëkarantinohen për 7 ditë që nga hyrja në vend. Përjashtim nga ky rregull bëjnë drejtuesit e kamionëve.

Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me një shumë prej 5 mijë eurosh. Po kështu personat që do hyjnë në Greqi nga 17 gushti deri më 31 gusht duhet që të paraqesin dokumentacion e poshtëshënuar:

1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të kryhet deri në 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorë publik ose privat të certifikuar në Shqipëri, (jo i vlefshëm për drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje).

2) Vërtetimi i diagnozës në anglisht (në të cilën duhet të jetë emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të një individi).

3) Vërtetim për plotësimin e formularit special PLF, me kod QR (nga adresa e postës elektronike https://travel.gov.gr.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *