Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Si mund hapen listat 100% pa u votuar ndryshimet Kushtetuese


Në seancën e sotme plenare, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i është përgjigjur PD-së  për hapjen e listave.

Ai akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se po të jetë në dorën e tij, listat e kandidatëve për deputetë nuk hapen as 10%.

 “PD thotë se nuk duam të votoni ndryshimet kushtetuese se ne duam ti hapim listat 100% e ne nuk qenkemi dakort ti hapim. Por si mund të hapen pa u votuar ndryshimet kushetuese nesër?

Këtë Luli nuk e thotë, e fsheh.

Sipas Lulit jemi vonë për hapjen e listave ndaj ti shyjme që të jemi më herët kur të bjerë dakort Luli”– ka deklaruar Balla.

Më pas ai ka përmendur edhe djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën. Ai i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë zotin Berisha.

 “Nëse do presim Lulin, është njësoj si të presim edhe Zenin, vëllain e Lulit të bjerë dakort për hapjen e hetimit për kreditë e padeklaruara për fabrikën e boronicave apo të ndonjë fabrike tjetër manaferrash.

Se Zeni, vëllai i Lulit s’ka vetëm një kredi 1.8 mlionë euro që smerr vesh si e pse ja kanë dhënë por paska edhe një rkedi tjetër 5.4 mln euro që ia paskan lënë përshesh në shportën e boronicave.

Për të dy çunat e babë Saliut, edhe çuni nga mami e çuni nga partia, gënjejnë e janë aq dembelë sa përtojnë të fshehin dhe gjurmët e rrenave të tyre.

Basha nuk e do hapjen as 10% po të jetë në dorën e tij njësoj si Shkëlzen Berisha se do hapjen e hetimit për boronicat prej floriri se as listat e Lulit as boronicat e Zenit nuk e durojnë dot dritën e transparencës.

Dua t’i them Bashës e asaj që ai e ka vetëquajtur ‘opozitë e bashkuar’, se opozitë ka dhe këtu e monopolin e opozitës s’mund ta marrë askush, po ashtu ti them edhe Zenit, që bën mirë vetë ti bëjë thirrje SPAK, ndërkohë që unë përfitoj ti drejtohem SPAK të nisë menjëherë hetimet për këtë djalë me fat që pa punuar qoftë një ditë të vetme na disponon miliona euro e kredi duke u deklaruar vetëm si sekser. Kush janë subjektet që i pagujanë qindra mijëra euro për ndërmjetësim? 700 mijë euro vetëm në 4-5 vitet e fundit.” –thotë Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *