Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë gjatë shërbimit punonjësi i policisë në rrugën e “Elbasanit”


Një punonjës i policisë ka ndërruar jetë në krye të detyrës në Tiranë.

Punonjësi i policisë me iniciale R.T 55-vjeç, ka ndërruar jetën në krye të detyrës në Tiranë.

55-vjeçari ishte me shërbim në ruajtje të një objekti të rëndësisë së veçantë në rrugën e “Elbasanit” ku është ndjerë keq dhe më pas ka ndërruar jetë.

Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rëndësisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak”-thuhet ne njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *