Vendosni fjalën kyçe....

Avdullah Hoti: Dialogu teknik me Serbinë ka përfunduar, sot fillon draftimi për njohje reciproke


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se ka përfunduar dialogu Prishtinë-Beograd në nivel teknik dhe se tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke.

Ai deklaron se në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshjeje.

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.”– tha Hoti pas takimit të sotëm në Brukse, mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel koordinatorësh.