Vendosni fjalën kyçe....

Fico: Muzika u ndalua sepse shihet si aspekt grumbullues i njerëzve


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Albana Fico në një intervistë për News 24 tha se arsyeja për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 është bërë për arsyen se është parë si një nga aspektet që grumbullon njerëz dhe jo si element që duhet luftuar.

Sipas saj nëse këto masa respektohen pas 2 ose  javësh do jepen rezultatet.

Unë besoj që kjo hyn tek grupi i statistikave, që kërkojnë kohë të ndryshme. Por ka një indikacion, që janë shkeljet e gjetura në këto entitete. Ne kemi një zbritje të moshës mesatare ku përfshihen dhe moshat e reja.

Së treti të mos harrojmë që numrat e infeksionit janë rritur. Një nga vektorët e këtij sektori janë persona që frekuentojnë lokalet. Puna e muzikës ka diskutim, si për plazhet. Muzika është parë si aspekt që grumbullon, jo si element që duhet luftuar. Në kohë COVID-19 ne kemi më shumë nevojë për hapësira artistike. Këto janë elemente sociale që sjellin grumbullime. Por ne jemi targetuar për shmagien e grumbullimeve. Le të jemi të durueshëm. Unë vetë vij nga një shtëpi artistësh, janë një grup që e ndjejnë emocionalisht, port a mendojnë si një masë shtrënguese nga zorri, jo nga qejfi. Kjo ka dhe një arsye. Nëse do ishte për të mërzitur njerëzit, dhe sidomos ato që i duam përzemërsisht, por në pandemi, në gjithë botën ka masa që vendosen.

Nëse ne sillemi në këtë mënyrë do të ishte më mirë.

Fakti që ke grumbullime të identifikuara. Grumbullime të të rinjve, që janë mosha më e dashur për ne, por janë në moshën që nuk i pranojnë zakonisht këto. Dhe janë gjetje nga kontrollet e vazhdueshme. Nëse ne ndërmarrim një masë në sezonin e verës ne e dimë që 2-4 javë bëjnë ndryshim të jashtëzakonshëm nëse implementohen.”- tha Fico.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *