Vendosni fjalën kyçe....

Deputetja ngatërrohet në foltore, i vë emër të ri “Covid-19”


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja Adelina Rista ka bërë një lapsus, duke i vënë një emër të ri sëmundjes së shkakruar nga virusi SARS- CoV- 2.

Në vend të thoshte “Covid-19”, Rista e quajti “Covid 2019”. Ajo po përpiqej të bënte thirrje për zbatimin e rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, për frenimin e përhapjes së virusit.

“Kolegë deputetë, situata në të cilën ndodhemi e kërkon ta mbajmë maskën në çdo moment por unë këtu te mikrofoni do ta heq për të shfrytëzuar kohën që kemi.

Shfrytëzoj pikërisht këtë kohë për t’i bërë thirrje bashkëqytetarëve të mi kudo janë ta vlerësojnë “Covidin 2019″ se vetë trendi rritës i tij, numri në rritje i të konfirmuarve pozitivë, i viktimave flet se Covid nuk bën paqe me askënd. Të gjithë duhet të respektojnë masat e sigurisë. Maska mbron jetën. U bëj thirrje bizneseve ta respektojnë protokollin e sigurisë. Covid po të kapi nuk bën pakt paqe”, tha Rista.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *