Letra për deklarimin e pasurisë nga Operacioni Forca e Ligjit, sot u ka mbërritur katër shkodranëve të dënuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Këta persona, duke qenë subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas përgjigjet e tyre do t’i dërgohen SPAK-ut.
Pjesë e rrjetës së OFL sot janë bërë:
-Ladio Braci, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”;
–Artur Ndoja, banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
–Kristian Selimi, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
–Abedin Bajraktari, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.