Vendosni fjalën kyçe....

Shoferi i urbanit në Francë përfundon në koma, u rrah pse s’lejoi disa persona të udhëtonin pa maskë


Një shofer urbani në Francë pësoi koma pasi u rrah nga një grup njerëzish, të cilët ai nuk kishte pranuar t’i linte të hipnin pa maska, teksa rregullat e vendosura nga qeveria e bëjnë të detyrueshme mbajtjen e një të tille.

Policia në qytetin e Bayonne thuhet se ka arrestuar pesë persona të përfshirë në rrahjen brutale.

Shoferi u përpoq të zbatojë rregullin dhe nuk pranoi të transportonte një grup njerëzish pa maskë, të cilët gjithashtu raportohet se nuk kishin bileta.

Disa raporte lokale sugjerojnë gjithashtu se shoferi kishte tentuar të parandalonte grupin të fuste një qen në autobus.

Kryebashkiaku, Jean-René Etchegaray, e dënoi incidentin si një ‘veprim barbar’ ndërsa policia e qytetit po vazhdon hetimet.

Tragjedia ka bërë që disa drejtues lokalë të autobusëve të refuzojnë të shkojnë në punë në shenjë proteste për sulmin brutal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *