Vendosni fjalën kyçe....

Ish-aktori Brock Pierce, i futet garës për President të SHBA-ve


Të shtunën sipërmarrësi i Cryptocyrrency dhe ish-aktori i filmave për fëmijë, Brock Pierce, njoftoi se do të garojë si kandidat i pavarur, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Unë e kam kaluar jetën time duke krijuar gjëra të mëdha nga hiçi dhe unë mund t’i ndihmoj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”– tha ish-aktori 39-vjeçar në një deklaratë, citon People. “Sipërmarrësit janë thelbësorë për rindërtimin e këtij kombi që ne e duam, dhe unë jam duke garuar sepse e di se së bashku mund të ndihmojmë në ndërtimin e një shtegu drejt rilindjes së Amerikës që e duam aq shumë.”

Në ndryshim nga kandidatët demokratë dhe republikanë, për të marrë në zgjedhje, kandidatët e pavarur përballen me kërkesa të ndryshme në të 50-të shtetet, duke përfshirë paraqitjen e afateve dhe kërkesat e nënshkrimit.

Disa shtete gjithashtu mund të lejojnë që kandidatët e pavarur të paguajnë një tarifë të paraqitjes në mënyrë që të marrin një fletëvotim.

Ende nuk është e qartë se si kandidimi i Pierce mund të ndikojë tek votuesit sepse zgjedhjet e fundit kanë treguar se vetëm një pjesë e vogël janë të prirur për të votuar kandidatët e jashtëm.

Nëse Pierce pranohet, ka të ngjarë të garojë kundër kandidatëve republikanë dhe demokratë, presidentit Donald Trump dhe ish-zëvendës presidentit, Joe Biden. Kujtojmë se edhe reperi Kanye West ka deklaruar se do kandidojë për president.

Kush është Brock Pierce?

Brock Pierce i cili ka lindur në Minesota, për herë të parë ka luajtur personazhin 10-vjeçar të Emilio Estevez në filmin “The Mighty Ducks” më 1992. Ai luajti gjithashtu në filmin “First Kid” (1996) në rolin e djalit adoleshent të presidentit, i cili vihet nën mbrojtjen e një agjenti të Shërbimit Sekret, i portretizuar nga Sinbad.

Pierce gjithashtu u shfaq në një numër rolesh të tjera, në filmat Little Big League (1994) dhe Three Wishes (1995), përpara se të tërhiqet nga aktrimi.

Pasi u largua nga aktrimi, Pierce iu drejtua Cryptocurrency.

Ai ishte një investitor i hershëm në monedhën dixhitale Bitcoin dhe sipas faqes së tij në Linkedin tashmë ai është kryetar i fondacionit Bitcoin. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i një numri ndërmarrjesh, përfshirë EOS Alliance, Block.one, Blockchain Capital, Tether, dhe Mastercoin, si dhe themeluesi i Fondacionit jofitimprurës Integro, me bazë në Porto Riko.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *