Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit me Hotin: Kosova shembull për lehtësimin e pasojave të pandemisë


Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur sot për herë të parë në takim kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin.

Ai tha se PD mbështet objektivat e Kosovës dhe se dialogu Prishtinë-Beograd duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Ndërkohë lidhur me krizën e Covid-19, Basha e konsideroi Kosovën shembull të lehtësimit të pasojave të krizës ekonomike.

“Punë të mbarë dhe susksese në punën e tij në drejtimin e Kosovës. Kemi diskutuar sot për 1 numër çështjesh të rëndësishme. Së pari për sfidat e Kosovës drejt rrugëtimit të saj drejt integrimit europian dhe euroatlantik, ku kam përshëndetur Hotin për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve.

Gjithë partitë në Kosovë të jenë për dialogun me Serbinë. PD mbështet objektivat nga autoritetet e Kosovës, për njohjen reciproke, dhe aspektet e tjera.

Së dyti dëgjova me interes nga kryeministri Hoti, i cili vjen me kredenciale dhe background, me një përvojë të jashtëzakonshme shkencore në fushën e ekonomisë. Diskutuam mbi planin e tij ekonomik dhe punësimin, e për pasojat e pandemisë në Kosovë.

Përbën shembull për mënyrën se si Kosova dhe kryeministri po përballen për të lehtësuar pasojat dhe për t’u fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi.

Dua po kështu dua të shpreh bindjen time se nën drejtimin e kryeministrit Hoti, Kosova do dijë të ia dalë mbanë. Ka gjithë përvojën, mençurinë dhe kurajon për të ecur përpara.

Është një shtet i fortë demokratik, sovran dhe i pavarur dhe anëtar i NATOs.

Së fundmi, në këtë 30 vjetor të deklaratës Kushtetuese, do thoja se është një kënaqësi e madhe për mua si bashkëmoshatar i Hotit, është kënaqësi që Kosova është e pavarur, dhe ka në drejtim politikanë të zotë, që janë rritur dhe mbrojtur me idealet e lëvizjes paqësore për pavarësë. Janë pajisur me dijet, formimin, moralin, dhe mendësinë. Nga zemra Hotit i uroj suksese në detyrën e tij. ”– tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *