Vendosni fjalën kyçe....

Sot nisin punimet për Teatrin e ri Kombëtar, policë të shumtë rrethojnë zonën


Kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. zona është rrethuar me forca të shumtra policore pas tensioneve mbrëmjen e djeshme mes punonjësve të kompanisë që po merret me ndërtimin e qytetarëve që e kundërshtojnë projektin.

Qyterarët e mbledhur pranë vendit ku po kryhen punimet kanë lëshuar thirrje kundër kryeministrit Rama e kryebashkiakut Veliaj.

Mbrëmjen e djeshme aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shkuan në vendin ku ka qenë më herët Teatri Kombëtar duke u përplasur me punonjësit që ndodheshin aty e që po bënin gati zonën për punimet që do nisin zyrtarisht sot.