Vendosni fjalën kyçe....

Ceremonia e çmimeve “Oscars 2021” shtyhet për shkak të pandemisë


Edhe pse ekonomia amerikane do të jetë hapur deri atëhere, Akademia e Arteve dhe Shkencave ka vendosur të shtyjë datën e çmimeve “Oscars” me dy muaj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, që fillimisht do të mbahej të dielën e 28 shkurtit, tani do të mbahet më 25 prill. Emrat e të nominuarve do të shpallen në mars.

Pandemia e koronavirusit e ka goditur rëndë Hollyëoodin. Prodhimi i filmave rifilloi vetëm në qarkun e Los Angeles të premten, dhe shumë kinema në të gjithë SHBA-në mbeten të mbyllura.

Dhjetra filma të profilit të lartë janë vonuar, duke përfshirë ‘Wonder Woman 1984’, ‘The Matrix 4’, dhe ‘No Time to Die’.

Bordi prej 54 anëtarësh, ku bëjnë pjesë personazhe të njohur, si Steven Spielberg, Laura Dern dhe Ëhoopy Goldberg, drejtuesit e Akademisë vendosën se një valë e dytë e mundshme e COVID-19 në vjeshtë dhe dimër paraqet rrezik të madh për organizimin e ndarjes së çmimeve në shkurt.

Gjithashtu, Akademia ka ndryshuar edhe rregulloren. Për t’u kualifikuar, një film artistik duhet ta ketë datën e lancimit midis 1 janarit 2020 dhe 28 shkurtit 2021.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *