Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në autostradën Fushë Krujë – Milot, një i plagosur


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fushë Krujë – Milot pranë fshatit Luz.

Mësohet se dy makina, një “Benz” dhe një “Audi”, janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i “Benz”-it.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e tij.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se automjeti tip Audi ka qenë me shpejtësi të lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *