Vendosni fjalën kyçe....

Diskutimet për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh aleatët në selinë blu


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur këtë mesditë aleatët e tij në selinë blu. Në takim kanë shkuar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi dhe aletatët e tjerë të vegjël.

Ky takim ka në fokus zhvillimet e fundit politike, në një kohë kur palët ende nuk kanë arritur në një kompromis për Reformën Zgjedhore, pavarësisht se janë ulur në një tryezë që prej muajit janar.

Palët nuk kanë gjetur ende dakordësi për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe për identifikimin biometrik.

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama, tha se Reforma Zgjedhore do të kalojë edhe në mënyrë të njëanshme në Kuvend, nëse opozita nuk do të bjerë dakord.

Pasi sipas tij nuk mund të mbahet peng procesi i Integrimit të vendit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *