Vendosni fjalën kyçe....

Kushtetuesja “rrëzon” Albin Kurtin, i jep të drejtë Thaçit për qeverinë e re


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit duke i dhënë të drejtë presidentit Thaçi lidhur me dekretin e qeverisë së re të vendit.

Në vendimin e mbrëmjes së sotme, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se kreu i shtetit ka vepruar në përputhje me Kushtetutën duke mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për formimin e qeverisë së re të vendit.

Ndërkohë sipas vendimit të mbrëmjes së sotme, Kuvendi i Kosovës nuk ka arsye të shpërndahet ndërsa duhet ecur përpara me formimin e qeverisë së re.

Dekreti i Thaçit erdhi pak javë më parë, në fund të muajit prill ku pas dështimit për të emërtuar një mandatar nga Vetëvendosje për qeverië e re, ai ia kaloi këtë detyrë Avdullah Hotit të LDK-së.

Kreu i kësaj të fundit, Mustafa, deklaroi pak para mandatimit e forca politike e drejtuar prej tij kishte siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Vetëvendosja e ankimoi në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi dhe gjykata e pezulloi përkohësist atë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, që u mor mbrëmjen e sotme. Qeveria Kurti ra pas votëbesimit të aleatit të saj në qeveri, LDK-së.

Shkak për këtë zyrtarisht u bë shkarkimi i ministrit të brendshëm, Agim Veliu dhe mosheqja e taksës ‘Haradinaj’ me Serbinë e Bosnjën.

LDK-ja e aleatët e saj të prishëm në qeverisje, AAK-ja e Nisma kanë deklaruar se do e formojnë qeverinë e re brenda 48 orësh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndërsa negociatat për këtë janë zhvilluar më herët. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *