Vendosni fjalën kyçe....

Shoqërohen nga policia ish-deputetët e LSI-së, Braimllari e Kërpaçi


Policia ka shoqëruar ish-deputetët e LSI-së, Braimllari e Kërpaçi. Më herët efektivët shoqëruan dhjetëra qytetarë e aktivistë të cilët janë shpërndarë në komisariate të ndryshme në Tiranë.

Ditën e sotme efektivët dhunuan e shoqëruan gazetarin Alfred Lela si dhe ish-deputeten e LSI-së, Silva Caka.

Godina e teatrit kombëtar u rrafshua në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa qindra forca policie kishin rrethuar zonën përret teatrit.

Mes të shoqëruarve mëngjesin e sotëm ishte edhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi e cila u la e lirë pak orë më pas.