Vendosni fjalën kyçe....

Basha do mbledhë aleatët për prishjen e teatrit: Rama veproi në pabesi e paligjshmëri


Kreu i  Partisë Demokratike, Basha, do thërrasë në një takim aleatët për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm pas prishjes së Teatrit Kombëtar e atij Eksperimental.

Ai tha se qevera e bashkia kanë vepruar në pabesi e paligjshmëri ndërkohë që kanë ushtruar dhunë barbare ndaj qytetarëve.

“Ka përdorur dhunë. Tani që flasim kreu i FRPD-së ndodhet i shoqëruar në komisariat. Dhunë barbare dhe paligjshmëri. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pabesi. Koalicioni opozitar do të mblidhet sot për të marrë një vendim. Me Edi Ramën, paligjshmëria, dhuna dhe pabesia nuk do të mbarojnë. Pa u larguar kjo qeveri. Kur ke një parlmant të dalë nga krimi, atëhere krimi kthehet në ligj.” -tha Basha.

Prishja e Teatrit Kombëtar nisi në orën 04 e 30 të mëngjesit teksa fadromat e bashkisë rrëzuan fasadat e Teatrit Eksperimental e më pas të atij Kombëtar.

Forca të shumta policie kishin rrethuar zonën përreth teatrit ndërsa gjatë aksionit janë shoqëruar dhjetëra aktivistë e qytetarë si dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, e cila është lënë e lirë më pas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *