Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi me 5 plumba i Devi Kasmit në Tiranë, prokuroria kërkon burg përjetë për shtetasin grek


Prokuroria Speciale ka kërkuar burg përjetë për shtetasin grek, Efthimoiu Efthimious, i cili akuzohet për ekzekutimin e Devi Kasmit në Tiranë.

Për personin tjetër të pandehur për të njëjtën çështje, Elton Halipaj, organi i akuzës ka kërkuar 35 vite burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 janar të vitit 2018 ku Kasmi, u ekzekutua teksa ecte në rrugën Kongresi i Manastirit.

Ai u qëllua me pesë plumba dhe humbi jetën në vend ndërsa i akuzuari kryesor për krimin është shtetasi grek, një ish-anëtar i Forcave Speciale në vendin fqinj.