Vendosni fjalën kyçe....

Aktori i Hollivudit ironizon presidentin Trump, e imiton në emisionin e tij


Aktori i Hollivudit, Alek Balduin, riprodhoi imitimin e tij të presidentit amerikan Trump në finalen e sezonit të Saturday Night Live, këtë herë me shefin e Shtëpisë së Bardhë duke dhënë një fjalim përmes Zoom në të cilin ai thotë se është i nderuar të jetë diktator’ teksa pinte zbardhues për t’u mbrojtur Covid-19.

Balduin nuk është aktori i vetëm i Hollivudit që është një kundërshtar i hapur i presidentit Trump.

Një radhë e gjatë aktorësh përdorin mediat ku punojnë apo rrjetet sociale për të sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë duke u bërë thirrje njerëzve që të mos e votojnë në zgjedhjet e ardhshme e në vend të tij të zgjedhin një president demokrat.

Mes aktorëve që janë pjesë e kësaj liste mund të përmendim Meril Strip, Sher, Xhorxh Klunei, Robert de Niro e Mark Rafalo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *