Vendosni fjalën kyçe....

Dalin detajet e kontratës, si ia dha Edi Rama repartin ushtarak biznesmenit në Dajt


Këshilli i Ministrave me një vendim i ka dhënë me qira 1 euro biznesmenit në Dajt ish-repartin ushtarak.

Biznesmeni me veprimtari në fushën e agroturizmit ka përfituar nga qeveria për vetëm 1 eur, sipërfaqen prej 40 mijë metrash katror të ish-repartit ushtarak.

Më datë 22.04.2020, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 329, u miratua lidhja e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “CEREN ISMET SHEHU” sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore me emërtimin “Ish-reparti ushtarak nr.3031”, me sipërfaqe të përgjithshme 40 000 m2, nga e cila sipërfaqe nën objekt 1 456.4 m2, 10 tunele me sipërfaqe të përgjithshme 1 000 m2 dhe sipërfaqe funksionale 37 543.6 m2, me vendndodhje në Tiranë, me nr. pasurie 207/30, vol 9, fq 125, zona kadastrale 3 550, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet)-vjeçare. (Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave)”-thuhet në vendimin e qeverisë Rama.

Faksimile e VKM-së për dhënien me qira të ish-repartit ushtarak

Subjekti do marrë këtë pronë për një periudhë 20 vjeçare.

Në 40 mijë metrat katrorë të repartit ushtarak ndodhen edhe 10 tunele me sipërfaqe të përgjithshme 1 mijë metra katrorë.

Në agroturizmin që ndodhet në rrëzë të malit të Dajtit, në Tiranë janë parë shpesh ta frekuentojnë edhe Kryeminstri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *