Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Maliqi: Ç’luftë more hiqini maskat, po bëni show


Deputeti Lefter Maliqi, ka kritikuar qeverinë në Kuvend për veprimet në këtë situatë pandemie, duke thënë se po bën show dhe po “mbjell panik”.

Maliqi i bëri thirrje deputetëve të heqin maskat jo kirurgjikale, por ato që sipas tij kanë mbajtur për 7 vite duke luajtur rolin e aktorit.

Deputeti akuzon qeverinë se po përhap panik dhe madje po mashtron me ndihmat për familjet në nevojë.

”Edhe në këtë situatë të dytë fatkeqësie edhe pse është pandemi globale, po shihni në parlament, edhe këtu mbrapa qeveritarë, që po bëjnë shoë mediatik, ndërsa të gjithë sot më shumë se kurrë e kemi provuar dhe mësuar  se jemi të barabartë, jemi të gjithë të vegjël para Zotit. Nuk është asgjë as pasuria, as pushteti e as posti.

Pavarësisht se këtu të gjithë janë me maska, kanë nja 7 vite që janë me maska para qytetarëve, por unë dua t’ju them që në të dyja fatkeqësitë, ne si deputetë, edhe në tërmet edhe në pandemi kemi parë këtu vetëm aktrim dhe madje këta janë aktorë të pështirë. Kemi parë ministra me garuzhde dhe përparëse, madje dhe me lotë krokodili. Madje kohët e fundit i shohim dhe me qeset. Thonë 200 mijë familje, shifra mashtruese ndërkohë që kanë gjithë pushtetet. Edhe n ë fjalimin sot 2 minuta, as në Korenë e Veriut nuk pengohet deputeti.

Mos kini frikë hiqini maskat. Keni marrë 2 autoambulanca, ky mbrapa e di veten prefekt, ka nxjerrë ushtritë,  luftë me mullijtë e errët. Ndërkohë që mund të ndihmojë familjet në nevojë. Ç’luftë more, kjo është sfidë që do e kalojmë me këshillat e mjekëve, e këshillat e ekspertëve.  Po mbillni panik, terror…”– tha Lefter Maliqi, të cilit iu fik mifrofoni pasi i mbaroi koha që kishte në dispozicion.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *