Vendosni fjalën kyçe....

“Shtetasit shqiptarë e bllokuar në Francë e Gjermani nuk do penalizohen” – Njoftimi


Shtetasit shqiptarë të cilëve u ka përfunduar afati i qëndrimit në Gjermani e Francë e nuk kanë mundësi të lëvizin për shkak të koronavirusit nuk do penalizohen nga shtetet respektive.

Njoftimi është dhënë nga Ministria e Jashtme.

Në njoftim theksohet gjithashtu se asnjë shtetas nuk do lejohet të hyjë në Francë për 30 ditët e ardhshme me përjashtim të atyre që kanë lejeqëndrimi të vlefshme.

‘MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Francë, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, MEPJ bën me dije se autoritetet franceze nuk do të vendosin asnjë penalitet.

Gjithashtu, autoritetet franceze kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.’ – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *