Vendosni fjalën kyçe....

I bën Trump-it një kompliment, deklarata e gazetares së CNN-it po bën shumë zhurmë


Reporterja e CNN-i, Dana Bash, është kritikuar nga ndjekësit demokratë për shkak se ajo përgëzoi presidentin Donald Trump lidhur me trajtimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

CNN njihet përgjithësisht për linjën e saj editoriale që anon në krahun e majtë dhe për një gazetar që punon në këtë rrjet, nuk është e zakontë që të mbështesë liderët konservatorë.

“Ai po tregohet një lloj udhëheqësi për të cilin njerëzit kanë nevojë, të paktën në tonin e dij, sot dhe dje është shprehur në tonin që njerëzit kanë nevojë, duan dhe janë të etur të dëgjojnë në kohë krize dhe pasigurie”- tha Bash, një nga korrespodentet kryesore politike të CNN-it, pas një konference për shtyp të presidentit.

Ajo madje e quajti deklaratën e Trump-it të “mrekullueshme”, një mbiemër që nuk e dëgjoni zakonisht të përdoret në CNN për të përshkruar presidentin.

Gatishmëria e Bashit për të dalë kundër asaj që i qëndron CNN, bëri që shumë konservatorë ta përgëzojnë atë.

Mirëpo ndjekësit e saj demokratë dhe kritikët e Trump, nuk e pritën mirë deklaratën e saj. Kështu ajo u detyrua të bënte një postim të dytë dhe të kujtonte rastet kur ajo e kishte kritikuar presidentin.

“Unë thjesht thashë se ajo që bëri ai në konferencat e tij sot dhe dje është lloji i udhëheqjes në tonin që njerëzit kanë nevojë. Është e rëndësishme të thuhet se, po njëlloj e rëndësishme është që të kritikohet që deri dje ai u mundua ta minimizonte situatën.”– shkruan Bash.

Në përgjigje të kritikave ndaj saj, Bash tha se kjo nuk ishte koha për të qenë partizanë.

Në të kaluarën, gazetarja e ka quajtur presidentin Trump “të neveritshëm”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *