Vendosni fjalën kyçe....

Beteja me koronavirusin, OBSH dhe Banka Botërore i ofrojnë Kosovës 15 milionë euro


Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar koronavirusin.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, gjatë një konference për shtyp.

“Javën që vjen do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion nga OBSH-ja. Gjithashtu sot jemi njoftuar nga OBSH-ja se janë ndarë 7 milionë euro që do të ndihmojnë furnizimet në institucionet shëndetësore të çdo niveli. Banka Botërore ka ofruar mbështetje në aktivitetin ndaj masave kundër Covid 19 me vlerë prej 7.9 milionë euro”, tha Vitia.

Ministri shtoi se kanë filluar edhe donacione të ndryshme në materiale dhe mjetë të tjera të distributorëve lokalë, por edhe individëve si shenjë e solidaritetit.

Deri më tani, numri zyrtar i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *