Vendosni fjalën kyçe....

Lisa Kudrow ngatërron Beyonce-n me Kim Kardashian-in (VIDEO)


Aktorja Lisa Kudrow i ka hutuar konkurentët në një kuiz, kur ngatërroi Beyonce-n me Kim Kardashian. Aktores iu tregua emri i Beyonce-s në një letër dhe duhej t’u jepte konkurentëve një të dhënë rreth saj, në mënyrë që ata të kishin mundësi të gjenin se për kë bëhej fjalë.

Por duke e ngatërruar me Kim Kardashian, Kudrow dha të dhënën e gabuar. “Gruaja e Kanye West”- tha ajo dhe konkurentet iu përgjigjën menjëherë Kim Kardashian.

Por Kudrow e kuptoi se ishte ngatërruar dhe tha: “Gabim, gruaja e Jay Z-isë”. Konkurentët sigurisht e gjetën pastaj se bëhej fjalë për Beyonce-n. Ky moment shkaktoi të qeshura në sallë.

Duket e pamundur që dikush të mos e njohë Beyoncen e cila shpesh konsiderohet dhe si mbretëresha e popit, por Kudrow mbase ka të tjera gjëra në mendje këto kohë. Si psh, rikthimin e serialit ikonik “Friends”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *