Vendosni fjalën kyçe....

Tornado godet qytetin e Nashville, humbin jetë 8 persona shkatërrohen dhjetëra shtëpi


Shteti i Tennesesses në SHBA u prek nga një stuhi e fuqishme duke shkaktuar dëme në njerëz dhe banesa.

8 persona humbën jetën në Nashville për shkak të furisë së tornados e cila shkatërroi banesa si edhe la një pjesë të mirë të zonës pa energji elektrike.

Të paktën 40 ndërtesa dhe struktura të tjera u rrëzuan. Ngjarja ndodhi menjëherë pas mesnatës.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë duke përqendruar përpjekjet e tyre në qytetet Germantown, East Nashville dhe Hermitage.

Kryetari i Bashkisë së Nashville,  John Cooper tha për WTVF se ka rreth 20 persona  të plagosur që ndodhen në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *