Vendosni fjalën kyçe....

U arratis nga burgu dhe bëri kërdinë me grabitje në Athinë, arrestohet 31-vjeçar shqiptar


Policia greke ka arrestuar një 31-vjeçar në Heraklion, i cili konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë. Siç shkruan Protothema, shqiptari 31-vjeçar ishte arratisur nga burgu dy muaj më parë ku vuante dënimin për grabitje me armë, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i dënuar me 15 vjet burg për veprat e lartpërmendura.

Ai kishte marrë leje më 3 dhjetor 2019 dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas mediave greke, shqiptari pasi kishte ikur nga burgu i është rikthyer vjedhjes dhe dyshohet se ka kryer në mënyrë sistematike grabitje me armë në hotele të ndryshme në Athinë.

Ai paraqitej si klient fillimisht dhe pastaj me një pistoletë kryente grabitje. Deri tani janë vërtetuar 9 raste grabitjesh ndërsa vijojnë hetimet për të konfirmuar rastë të ngjashme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *