Vendosni fjalën kyçe....

Bien nga kati i nëntë teksa punonin, por shpëtojnë paq (Video)


Një aksident tronditës u kap në kamera në jug të Rusisë. Pesë punëtorë raportohet se ranë teksa skelat sipër të cilave ata po punonin u rrëzuan. Por fatmirësisht ata shpëtuan me dëmtime të lehta.

Videoja e burrave që binin në tokë nga kati i nëntë, në një grumbull dërrasash prej druri dhe tubash çeliku, duket vërtet shqetësuese.

Por rezultoi se kampioni i arteve marciale, Khabib Nurmagomedov, nuk është njeriu i vetëm ‘i pathyeshëm’ që vjen nga Dagestani. Njëri nga punëtorët mori ndihmën e parë në vend ndërsa katër të tjerët u dërguan në spitalin qendror në qytetin Derbent në Detin Kaspik.

Dy nga punëtorët u mjekuan për pak kohë nga mjekët dhe u lejuan të shkonin në shtëpi, ndërsa dy të tjerët u mbajtën në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *