Vendosni fjalën kyçe....

Vriten 2 ushtarë amerikanë në Afganistan


Dy ushtarë amerikanë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një sulmi ndaj tyre në provincën Nangarhar, tha ushtria amerikane në një deklaratë.

Dy ushtarët e vrarë në sulm ishin nga Forcat Speciale të SHBA, konfirmoi një zyrtar i mbrojtjes për CNN.

Raportet aktuale tregojnë se një person me një uniformë afgane hapi zjarr ndaj forcave të kombinuara amerikane dhe afgane me një mitraloz në Sherzad, tha koloneli Sonny Leggett, zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan.

Ushtria amerikane nuk e ka përcaktuar nëse sulmi ishte kryer një ushtar afgan apo nga dikush që mbante një uniformë ushtarake afgane, i tha një zyrtar amerikan CNN.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *