Vendosni fjalën kyçe....

Kina përfundon një tjetër spital për pacientët me koronavirus (FOTOT)


Kina ka përfunduar ndërtimin e një spitali të dytë të ri, për të izoluar dhe trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi që ka vrarë më shumë se 560 njerëz e vijon ende të përhapet.

Daily Mail shkruan se spitali i ri i Leishenshan me 1500 shtretër, u hap në Wuhan të enjten, disa ditë pasi përfundoi një spital tjetër me 1000 shtretër me reparte të parafabrikuara dhe dhoma izolimi për pacientët.

Grupi i parë i pacientëve në Kinë pritet të fillojë testimin e një ilaçi të ri antiviral, ndërsa njerëzit me simptoma më të buta i zhvendosi në qendrat sportive, sallat e ekspozitave dhe hapësirave të tjera publike.

Autoritetet kineze të shëndetësisë kanë raportuar për 563 të vdekur dhe një rritje të numrit të personave të infektuar në 28.018.

Ndërsa jashtë territorit të Kinës, janë konfirmuar të paktën 260 raste. Dy persona kanë humbur jetën gjithashtu në Hong Kong dhe Filipine.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *