Vendosni fjalën kyçe....

Kina përdor drone për t’i çuar njerëzve maska e ushqime, madje dhe për t’i matur temperaturën (PAMJET)


Teknologjia po i vjen mjaft në ndihmë Kinës, për të menaxhuar situatën emergjente me të cilën po përballet vendi për shkak të koronavirusit.

Siç shkruan Daily Mail, një qytet në Kinë ka filluar të përdorë drone të pajisura me kamera termike, për të kontrolluar temperaturat e banorëve në karantinë.

Pajisjet e teknologjisë së lartë të monitorimit mund të identifikojnë personin që ka temperaturën më të lartë të trupit në një turmë, dhe të raportojë gjendjen e tij tek zyrtarët e Shëndetësisë.


Autoritetet në Kinë kanë vendosur gjithashtu mjete ajrore pa pilot për të kryer një seri detyrash, duke përfshirë këtu hedhjen e ushqimit për qytetarët, maskave ​​për fytyrën dhe produkteve dezinfektuese.

Dronët që merren me temperaturën u prezantuan të martën. Pajisja gjithashtu luan një audio e cila u kujton njerëzve të vënë maska për fytyrën.

Në Zhejiang, një provincë tjetër në Kinën lindore, kanë hedhur maska ​​për fytyrën me dronë për vendasit që ndodhen në izolim.

Pamjet e publikuara tregojnë një dron që i jep maska ​​një banori. Në një tjetër fshat në Tengzhou, fluturuan drone për të dërguar perime te banorët që ndodhen në karantinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *