Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: SPAK-u ka mundësinë reale për të zbuluar grupin kriminal që shpërndan drogë në Bulqizë


Partia Demokratike ka reaguar sërish për videon e publikuar ditën e sotme, ku shfaqet kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar drogë.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të selisë blu, Gazment Bardhi, SPAK ka një mundësi reale të nxjerrë para drejtësisë një grup të strukturuar kriminal që shpërndan kokainë në Bulqizë.

Alla, sipas Bardhit, duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën.

SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë“-shkruan Bradhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *