Vendosni fjalën kyçe....

U dëmtuan nga tërmeti, grabiten dy apartamente në Durrës


Dy hyrjet e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit janë grabitur nga hajdutët.

News 24 raporton se hajdutët kanë shqyer dyert e apartamenteve gjatë natës, dhe kanë hyrë brenda, duke marrë gjithçka.

Pre e vjedhjes ka rënë pallati i Jedas, i cili ishte ndër më të dëmtuarit nga tërmeti. Ky pallat ruhej me patrullë policie prej ditësh, por siç duket hajdutët kanë shfrytëzuar natën për të kryer grabitjen.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia shkencore, e cila po ekzaminon gjurmët në të dyja dyert e hyrjeve të grabitura. Pallati i grabitur ka 285 hyrje dhe është dëmtuar rëndë në pesë katet e para të tij, bashkë me disa prej kolonave mbajtëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *