Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk kam frikë për fatin tim politik, mazhoranca tentoi rrëmbimin e Kushtetueses


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në një intervistë në emisionin “Tempora” deklaroi se nuk ka frikë nga shkarkimi i Parlamentit pasi sipas tij atje nuk janë votat dhe më tej Presidenti pretendon se nuk ka bërë asnjë krim.

Më tej, Presidenti thotë se nuk bëhet fjalë për fatin e tij politik por për fatin publik, pasi sipas tij mazhoranca tentoi rrëmbimin e kushtetueses.

Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në parlament, ata kanë 82 vota, votat e PS-së dhe tre deputetët që nuk dorëzuan mandatet dhe bënë shumë mirë që nuk i dorëzuan. Ata e kanë tërësisht të kontestueshme nga ana ligjore dhe Kushtetuese. Çfarë krimi ka bërë Presidenti? Nuk bëhet fjalë për fatin tim politik, se unë jam në rregull për aq kohë sa kam respektuar interesat e shqiptarëve dhe interesin publik. Nuk i kam marrë kompetencën askujt. I kam kërkuar të më krijoni mundësinë që të zbatoj kompetencën time dhe hajde Kuvend të bashkëpunojmë, ata thonë jo duan ta rrëmbejnë sepse na duhet të kemi Gjykatën Kushtetuese dhe çdo gjë. Ky është rrëmbim i qartë e flagrant dhe pa stil fare”-deklaroi Presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *