Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në kryeqytet, policia jep detajet


Policia e kryeqytetit ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në zonën e “Komunës së Parisit.

Sipas policisë një person i paarmatosur, i maskuar ka hyrë në institucionin financiar dhe ka marrë një sasi prej 50-mijë lekësh.

Autori është larguar me vrap, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *