Vendosni fjalën kyçe....

‘The Guardian’ korrigjon pas një viti shkrimin për Julian Assange


Gazeta britanike ‘The Guardian’ ka korrigjuar pas një viti një artikull për themeluesin e ‘Wikileaks’ Julian Assange, ku flitej për një komplot për ta dërguar atë jashtë Londrës.

Assange aktualisht po mbahet në burgun Belmarsh-it në Londër, duke pritur seancën dëgjimore që do të vendosë për ekstradimin ose jo të tij në SHBA, ku ai po përballet me akuzat për spiunazh.

Në Krishtlindjet e vitit 2017, Assange ishte akoma i sigurt brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër. Asokohe Assange ishte kthyer në një “gjemb” për presidentin e ri të Ekuadorit, Lenin Moreno.

Në atë kohë kishte aludime se Moreno po planifikonte t’i jepte Assange një post diplomatik në Rusi, për ta zhvendosur atë nga Britania e Madhe dhe për ta mbajtur larg kërcënimit të ekstradimit.

Kur ‘The Guardian’ raportoi për këtë në vitin 2018, shkaktoi mjaft debate. Duke cituar burime anonime, gazeta përshkruante një “komplot” për të “kontrabanduar” Assange jashtë Londrës në prag të Krishtlindjes, për ta strehuar atë në Rusi. Në fund të fundit, pretendon raporti, plani u konsiderua si “shumë i rrezikshëm” dhe u pezullua.

Rasti u përshkrua në versionin filmik spiun të ngjarjeve. Madje në një paragraf flitej mbi “lidhjet e Assange me Kremlinin” dhe hetimin e Këshillit të Posaçëm Robert Mueller “Rusgate”.

Ambasada ruse në Londër e quajti artikullin një shembull të qartë të “dezinformimit dhe lajmeve të rreme nga media britanike.”

Të dielën, Guardian vetë nxori një korrigjim. “Raporti ynë duhet të kishte shmangur fjalët kontrabandë dhe komplot, pasi ato nënkuptonin se imuniteti diplomatik në vetvete ishte i paligjshëm”– lexohet në deklaratën e gazetës.

Korrigjimi u bë pas një ankese nga Fidel Narvaez, i cili ka shërbyer si konsulli i Ekuadorit në Londër në kohën e “komplotit” të pretenduar. Gazeta e përshkruante Narvaez si një ndërmjetës midis Assange dhe Kremlin. Por Narvaez plotësisht mohoi çdo lidhje me Moskën.

Megjithëse The Guardian’ korrigjoi zgjedhjen e saj të fjalëve, pjesa më e madhe e historisë mbetet e pandryshuar.

Identiteti i burimeve anonime të cituara mbetet ende një mister, ashtu si dhe niveli i vetëdijes që qeveria ruse kishte për planin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *